Sport

Elche humb penallti në shtesë, Atletico fitore mes drithërimash

Fitore mes vuajtjesh e Atleticos së Madridit në fushë e Elches. “Los Colchoneros” triumfuan me shumë vështirë me fol të Llorentes, të shënuar në minutën e 23-të, ndërsa më herët Luis Suarezit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Simeones, pas shënimit të golit mendoi më shumë për mbrojtjen e rezultatit, ndërsa Elche ishte e detyruar të sulmonte, pasi kërkonte me ngulm pikë për mbijetesën. Fund “triller” më stadiumin “Manuel Martínez Valero”, ku vendësit fituan një penallti sapo nisi koha shtesë, por që Fidel nuk mundi ta shndërronte në gol, duke goditur shtyllën. Një fitore me shumë vlerë për Atleticon, që shkëputet në krye me 76 pikë, kur I kanë mbetur edhe katër ndeshje për të zhvilluar deri në përfundim të La Ligas.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: