Sport

EMRAT/ Shkaktuan incidente në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, ndalohet presidenti i Kastriotit dhe…

Shkaktuan tensione Presidenti i një ekipi futbolli dhe drejtori teknik kanë rënë në prangat e policisë, pasi shkaktuan tensione dhe ndërprerën ndeshjen Tirana-Kastrioti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Alban Vogli, 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli si dhe Gazmend Vogli, 32 vjeç,.

Drejtor Teknik i një ekipi futbolli, ndërsa akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kastrioti.

këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: