Sport

Erdogan su.lmon UEFA-n: Përshëndetja ushtarake është e drejta e lojtarëve…

Përshëndetja ushtarake e lojtarëve të Turqisë, pas golave të shënuar në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën, po hetohet nga UEFA. Lojtarët me përshëndetjen e tyre respektonin ushtarët, të cilët ishin në luftë me Sirinë dhe solli polemika në të gjithë botën.

Për këtë çështje, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar dhe e ka quajtur vendim të padrejtë nisjen e hetimit nga ana e UEFA-s.

“Është një hetim i padrejtë dhe diskriminues, me qasje politike. Është e drejta e lojtarëve për të respektuar ushtarët e vendit të tyre pas një fitoreje, apo goli. Një sportist që na përfaqëson jashtë i nënshtrohet ushtrisë fillimisht. Kjo është qasja jonë politike, ndaj klubeve turke dhe përfaqësueses”, shprehet presidenti turk.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button