fbpx
Sport

Eric Garcia gjithmonë e më afër Barcelonës, të rejat më të fundit

Eric Garcia është shumë afër që të bëhet lojtari më i ri i Barcelonës. Diario Sport raporton se mbrojtësi i Manchester City, është i gatshëm për një rikthim te klubi ku fillojë karrierën. Transferimi i tij nuk dihet akoma nëse do të ndodhë në këtë afat kalimtar apo në qershor.

Barcelona ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri pasi që ka probleme me lëndime. Bluagranët për momentin janë duke u marrë vesh me Manchester Cityn. Garcia ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në Barcelonë, kur ai u largua në vitin 2017. Ideja është që Barcelona dhe klubi anglez të bien dakord për një tarifë të ulët transferimi që do të paguhet nga 1 korriku, rreth 6 milion euro.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button