Manchester United iu desh një gol me penallti i të zakonshmit Bruno Fernandes në minutën e 95-të, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Europa League. Ekipi anglez realizoi në shtesën e parë 15-minutëshe duke fituar 1-0 ndaj danezëve të Kopenhagen. Skuadra e Solskjaer ishte më pak agresive se zakonisht dhe u desh të djerësinte shumë, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0, por United humbi një penallti nga ana e Mason Greenwood në minutën e 45-të. Në shtesën e parë ishte goli i Fernandes ai që bëri diferencën dhe i siguroi biletën për fazën tjetër të turneut. Manchester United–Kopenhagen 1-0 95′ (p) B. Fernandes
Categories
Sport