Sport

Europiani në Moskë, shtangistja shqiptare fiton medalje bronzi

Shqipëria e fillon me këmbë të mbarë në Moskë të Rusisë, ku po zhvillohet kampionati europian i peshëngritjes. Atletja shqiptare Evangjeli Veli është pozicionuar e treta në stilin e shkëputjes, duke marrë në këtë mënyrë medaljen e parë shqiptare në kompeticionin e këtij viti, duke shënuar edhe tre rekorde të reja kombëtare.

Shtangistja kuqezi garoi në kategorinë e peshave 55 kg dhe arriti të ngrejë 89 kg, duke fituar medaljen  e bronzit, ndërkohë që në dygarësh u rendit e pesta me 194 kilogramë, si pasojë e vendit të tetë në shtytje me 105 kg. Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej. Me rezultatet e regjistruara në Moskë, Veli shënoi edhe tre rekorde të reja kombëtare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: