Fc Labëria skuadra e sapo formuar në qytetin e Vlorës përgatitet për pjesëmarrje në kategorinë e 3 –të nën drejtimin e trajnerit Arlind Rustemi. Përgatitjet kanë nisur prej 2 muajsh dhe pritet vetëm konfirmimi i startimit të kampionatit nga Fshf. Shumë shpejt do të nisin dhe punimet për të ndërtuar një stadium modest sipas kritereve të federatës. Gjithashtu ka nisur puna për të formuar ekipet e moshave. Ne sezonin 2020-2021 skuadra e Labërisë do të përfaqësohet me të gjitha grupmoshat duke i dhënë mundësinë të gjithë fëmijëve të kenë kushte komode dhe staf të kualifikuar për tu aktivizuar në sportin e bukur të futbollit.