Sport

Ferrari largon Vettel

Durimi ka një fundi! Pesë sezonet e dështuara në radhët e Ferrarit kanë hedhur në erë marrëveshjen e Sebastian Vettel me skuderinë italiane të Formula 1, me “martesën” që është futur tashmë në ditët e saj të fundit. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, kokëkuqja ka zbuluar se rrugët me Vettel ndahen këtu, duke konfirmuar se sezoni aktual është i fundit për 4 herë kampionin e botës në njëvendëshen italiane.“Skuderia Ferrari dhe Sebastian Vettel komunikojnë vendimin për të mos zgjatur marrëdhënien e bashkëpunimit tekniko-sportiv përtej skadimit të kontratës, e vlefshme deri në sezonin sportiv të vitit 2020”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ferrari.

Sebastian Vettel drejton njëvendëshen e Ferrarit që prej vitit 2015, por gjatë kësaj eksperience nuk arriti të shpallet kampion, çka nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të kuq të cilët pak ditë më parë panë të refuzohej një kontratë me pagë të reduktuar nga ana e Vettel. Pozitat e 35-vjeçarit ishin venitur ndjeshëm në ekip, duke u cilësuar si pilot i dytë i Ferrarit pas Charles Leclerc.  Menjëherë pas divorcit, në shtëpinë e Ferrarit kanë nisur të mendojnë për pasuesin e tij. Emri më i pëlqyer është ai i pilotit të McLaren, Carlos Sainz, ndërkohë që në pozita komode ndodhet edhe kandidatura e pilotit të Renault, Daniel Ricciardo. Një tjetër emër që ka fituar simpatinë e drejtuesve të kokëkuqes është italiani i Alfa Romeo, Antonio Giovinazzi, teksa aktualisht, idea për Lewis Hamilton është thuajse e pamundur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: