fbpx
Sport

FIFA dënon Flamurtarin

FIFA dënon Flamurtarin,me mungesë ndërhyrje në merkaton e futbollistëve,për tre sezone rresht. Bëhet fjalë për sezonin e dimrit 2020,verës 2020 dhe janarit 2021,kohë në të cilën vlonjatët,nuk mund të bejnë përforcime,apo të afrojnë lojtarë në skuadër. Një dënim i ardhur për një vlerë rreth 40m mije euro,sipas vendimit të FIFA-s,ndërsa shkak është bërë mungesa e pagesës ndaj ish lojtarit të Flamurtarit në vitin 2017,qendërmbrojtesit rumun Kristian Sirgi. Ky i fundit ka kërkuar zgjidhje nga FIFA ,dhe institucioni më i madh i futbollit ka dënuar skuadrën vlonjatë,për tre sezonet e merkatos. Menjehere pas perhapjes se ketij informacioni ka ardhure dhe reagimi i administratorit te Flamurtarit Sinan Idrizi,duke e cilësuar informacionin e përcjellë si thjesht një presion ndaj klubit vlonjat,ndërsa sipas Idrizit,në zyrat e klubit vlonjat nuk ka asnjë shkresë zyrtare të mbërritur nga FIFA. Idrizi komenton se merkato e Flamurtarit do të vijojë normalisht dhe madje Flamurtari do të ndërhyjë fuqishëm në merkato,për të përforcuar skuadrën. Idrizi është ndalurë dhe në presionin e ardhur nga nje prej avokateve te ish lojtareve te Flamuryarit,duke u quajtur presion batakci,nderhyrjen e avokatit sinkron Idrizi ka pranuar problemet qe ka skuadra dhe klubi,ndërsa ligji për sportet mbetet padyshim zgjidhja përfundimitare,ligj i cili është duke u vënë tashmë në shinat e duhura Flamurtari gjithsesi rrezikon shumë ,por nga ana tjeter në klubin vlonjat dhe vetë administratori Idrizi mbetet i qetë,duke pranuar qetësisht vijimin e merkatos në klubin vlonjat.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button