Sport

Fitore me vuajtje, Muller i jep tre pikët Bayern Munchen-it

Thomas Muller i jep tre pikët Bayern Munchen-it. Ndeshja e luajtur në “Allianz Arena” ndaj Freiburg, e vlefshme për javën e 16 të Bundesligës, u mbyll në shifrat 2-1. Robert Lewandowski kaloi në avantazh kampionët e Gjermanisë që në minutën e 7 duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por që nuk rezultoi e tillë.

Miqtë gjetën golin e barazimit në minutën e 62 me Petersen dhe kur ndeshja u mendua se po shkonte drejt barazimit mendoi veterani Thomas Muller, i cili pas një asisti të Sane kaloi në avantazh dhe i dha fitoren Bayernit me rrjetën e minutës 75. Me këtë fitore Bayern Munchen ngjitet në kuotën e 36 pikëve, në vend të parë, 4 më shumë se Leipzig që ndjek nga pas.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close