Sport

Fitorja e 14 radhazi/ Boksieri shqiptar triumfon në ndeshjen ndaj kundështarit serbit

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, ka mundur të triumfojë në duelin e luajtur për kategorinë gjysmë të rëndë, kundrejt boksierit serb Marko Nikoliç.

Ndeshja ishte një dominim i pastër i boksierit shqiptar që nga fillimi deri në fund, madje duke e hedhur në tokë që në raundin e dytë.

Megjithatë boksieri serb u ringrit dhe e vijoi lojën gjatë raundeve të mbetur. Me vendim unanim gjyqtarët e ndeshjes ranë dakord se fitorja i takonte boksierit shqiptar.

Kjo është fitorja e 14-të në radhë e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist. Një rezultat mjaft pozitiv, pasi boksieri nga Kosova nuk ka pësuar ende asnjë humbje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close