Sport

Flamurtari “blindon” portën, firmos me portierin 22-vjeçar

Flamurtari i Vlorës është me synime të qarta për sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi, i sapongjitur në të parën, e ka detyrim ngjitjen në Superiore, për të lënë pas sa më shpejt një periudhë të errët të historisë.

Skuadra vlonjate ka firmosur me portierin lushnjar, Ariol Kaloshi, që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Butrintit, që nuk ia doli të qëndronte në Kategorinë e Parë. 22-vjeçari ka luajtur edhe me Tomorin, Besën dhe Lushnjën në Shqipëri.

Në klubin bregdetar priten të tjera lëvizje, pasi kërkohen lojtarë me peshë dhe përvojë për arritjen e objektivit final.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close