fbpx
Sport

Flamurtari eliminohet nga kupa e Shqipërisë

Flamurtari eliminohet nga kupa e Shqipërisë, pas humbjes në fushën e vet përballë Vllaznisë. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-0 për ekipin shkodran qe ka ditur mjaft mirë të marrë  fitoren dhe kualifikimin për në turin tjetër të kupës së Shqipërisë.

Ekipi i Vllaznise kalloi në avantazh mee penallti me ane të Junior. Një penallti që është kundërshtuar gjate nga skuadra vlonjate .

Flamurtari ka patur dy mundësi për të shënuar,por pa mundur të gjejë golin. Ndërkohe në pjesën e dyte është serish Junior që shënon golin e dytë për Vllazninë, duke mbyllur gjithçka referuar kualifikimit.

Pas ndeshjes trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz deklaroi se fitorja ishte e merituar dhe kualifikimi ishte gjithsesi i vështire, pas rezultatit 2-2 në ndeshjen e parë. Trajneri Marcelo Troisi pranoi se kështu vendosi fusha e lojës ,por tashme duhet menduar për më tej në kampionat. Tashme pas kupës rikthehet kampionati në fundjave, ku Flamurtari luan me Luftëtarin ne Gjirokastër, ndërsa Vllaznia me Teutën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button