Sport

Flamurtari i këtij sezoni ka mundësite të shkojë shumë më lart

Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi,ndalet tek situata aktuale e Flamurtarit,referuar dhe humbjes së fundit me Kastriotin,por edhe duke prekur një nga temat e nxehta që lidhen me pagesat. Humbja në Krujë është quajtur një moment,në një ndeshje të luajtur në një fushë problematike,por pa anashkaluar kundërshtarin. Për Idrizin gjithsesi kjo skuadër është cilësore dhe mundësitë janë për më shumë.

Pagesat dhe rrogat. Një problem që ekziston dhe do të vijoj të ekzistojë. Për aq kohë sa nuk kemi një ligj të qartë mbi sportin. Jo vet0m tek Flamurtari,por në të gjitha ekipet shqiptare. Idrizi flet  mbi situatën duke pranuar se deri më tani janë investuar mbi 10 milion euro në këto pesë vjet dhe problemet me pagat kanë ekzistuar. Ndaj duhet një zgjidhje përfundimtare për ligjit mbi sportin,dhe privatizimin e klubeve. Kush ka dëshirë le të vijë,kush mund ta bëjë më mirë mund të vij të investojë në klub-shprehet Idrizi.

Idrizi ,kreu i klubit vlonjat është i drejtpërdejtë kur flitet për futbollin dhe padyshim kërkon zgjidhje të shpejtë të ligjit mbi sportin,apo privatizimin,në të kundërt problemet do të ekzistojnë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close