Sport

Flamurtari në basketboll për femra fiton përball shoqatës sportive Tirana

Një ndeshje ku ka patur shumë rivalitet dhe lojë të fortë. Ekipi vlonjat është treguar më i qetë gjatë gjithë lojës, kryesisht në 10 minutat e fundit të takimit,duke arritur që në fund të dal fituese nga pallati i Sportit.

Një fitore përball një rivali direkt në luftën për titullin kampion. Ekipi i Flamurtrait ka mbyllur 10 minutat e para në avantazhin 20-17,ndërsa edhe më pas ndeshja ka qenë e rivalizuar,me avantazhe të lehta të Flamurtarit,por edhe Tiranës.

Pjesa e parë mbyllet 36-34 për Flamurtrain,ndërkohë që edhe pas pushimit,loja ka vijuar e tillë me mjaft luftë të fortë sportive. Në periodën e katërt,Flamurtari është më mirë i vendosur në parket dhe shkon deri në 10 pikë diferencë. Arrihet nga Tirana,por sërish në minutat e fundit ekipi vlonjat krijon diferencë,duke mbyllur më pas të gjithë takimin në shifrat 67-62 dhe duke marrë një fitore shumë të rëndësishme përball Tiranës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: