Categories Sport

Flamurtari në stërvitje, kapiteni Bushic dhe Veliu të diferencuar (Foto)

Flamurtari në stervitje, kapiteni Bushic dhe Veliu të diferencuar për shkak të problematikave që vuajnë nga dëmtimet muskulore. Rasti i kroatit Bushic, mbetet ende një temë e nxehtë në Vlorë, me lojtarin që tashmë dihet se kërkon pagat ose largim nga Vlora, kundrejt tij ka mbërritur tashmë dhe një ofertë nga Teuta e Durrësit. Por në Vlorë nuk deshirojnë të privohen nga shërbimet e kroatit, i cili ka sezonin e tij të tretë me Flamurtarin.

Gjithsesi cështja mbetet ende në pritje, ndërsa kroati nuk ishte pjesë e skuadrës në miqësoren me Lushnjen, të barazuar në shifrat 1-1. Por nuk ka munguar që të jetë prezent në stervitje, teksa nën zë pranohet se lojtari dëshiron të qëndrojë në Vlorë, por duke kërkuar siguri për pagat dhe situatën finaciare. Drejtuesit e klubit Vlonjat dhe me saktë administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi pranoi se ka probleme dhe vonesa deri në dy muaj të pagave të lojtarëve por duket se kjo nuk mjafton për lojtarët që duke nisur nga kapiteni Bushic kerkojnë siguri për vazhdimesinë e tyre në ngjyrat e Flamurtarit. Tjetër cështje mbetet edhe ajo e Danilo Alvesh, i cili vijon të qëndrojë në Brazil, në pritje të kalimit të pagesave dhe më pas të mund të rikthehet në Vlorë. Në mes për cështjen Alvesh qëndron edhe një padi e klubit drejt brazilianit me cështjen tashmë në FIFA. Megjithatë pavarësisht problemeve, skuadra vijon stërvitjen, ndërsa mungojnë prononcimet nga lojtarët të cilët mesa duket janë në pritje vetëm të lajmeve pozitive nga klubi i Flamurtarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME