
Flamurtari siguron fitoren e dyte radhazi, pavarsisht me të njëjtin rezultat, por rëndësi kanë piket. Traineri i Flamurtrait Ilir Daja e ka cilësuar pikërisht kështu këtë fakt, ku sipas tij rëndësi kishin pikët. Vlonjatët kanë fituar perballë Kamzës në një terren të renduar nga rershjet e shiut dhe ka shënuar gol nga Bushic. Traineri Daja ka konfirmuar se Flamurtari ishte në fushë me qëllim për fitoren, ndërsa është rrezikuar me Torasen dhe Alvesh, për shkak të gjëndjes se tyre, por në fund ka fitorja. Tashmë mendohet për Tiranën, ndeshja që është shumë shpejt në prag.
Barazimi sipas trainerit të Kamzës Ernest Gjoka do të ishte rezultati i drejtë, duke pranuar gjithsesi se skuadra është treguar e kujdesshme në loje, është ndëshkuar nga një rast, dhe pas golit ka kërkuar më shumë për të barazuar dhe marre miniamlisht nje pikë. Gjoka nuk kursen edhe një batutë për trainerin Daja, një nga miqte e tij.
Ndeshjen e fundit për këtë vit Flamurtrai e luan përballë Tiranës në transfertë, ndërsa Kamza pret Skënderbeun.