Categories Sport

Flet Messi pasi rrëmbeu për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’

Messi shkruan historinë, rrëmben për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’ Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, duke shkruar historinë pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim, duke e lënë prapa Ronaldon me 5 Ashtu siç edhe pritej, Lionel Messi edhe zyrtarisht është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019.

Ai mposhti Virgil van Dijkin, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori. Leo la Cristianon prapa me pesë ‘Topa të Artë’. Ky çmim shkoi për argjentinasin falë një tjetër sezoni magjik, ku në 50 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2018/19, shënoi 51 gola dhe dhuroi 22 asistime.

“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë. Faleminderit edhe lojtarëve, skuadrës sime, kanë kontribuar shumë për këtë çmim që unë kam fituar, i falënderohem vërtetë shumë. Më kujtohet momenti i parë në Paris, me vëllezërit e mi, kur fitova topin e parë, ishte magjike, s’e kisha menduar, sidomos pas u ktheva ta fitojë disa herë”, deklaroi Leo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME