Sport

Florian Marku ngjitet në ring, për të mbrojtur titullin e kampionit në IBF

Florian Marku do të tentojë të jetë i pamposhtur në boks në meçin që do të zhvillohet sot (e shtunë) ndaj Jorick Luisettos. Në konferencën para mediave, Marku ka njoftuar se meçi i do të fillojë për sot në mbrëmje rreth orës 21:00-22:00. Meçi do të zhvillohet në Wembley në “SSE Arena”, një natë që mund të ketë një gëzim edhe më të madh për të.

Boksieri ynë po pret të bëhet baba dhe shpreson që të marrë fitore dhe atë t’ia dedikoi fëmijës së tij. Marku ka nëntë fitore e një barazim deri më tani, ndërsa rivali i tij, Luisetto ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me nokaut dhe ka humbur 2. Boksieri shqiptar e ka paralajmëruar kundërshtarin se është stërvitur si kurrë më parë dhe do të tentojë ta nokautoi qysh në minutat e parë të duelit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: