Sport

FOTO/ I vëllai i vdiq tragjikisht nga flakët në shtëpinë e barit: Flamur Ruçi shënon golin dhe ia dedikon Mariglenit

Mariglen Ruçi, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht në Britaninë e Madhe, pasi u asfiksua në një shtëpi bari, ku ai punonte për të siguruar të ardhura për familjen. Banesa, që ai ruante, shpërtheu në flakë dhe fatkeqësisht 24-vjeçari nuk arriti të dalë.

Viktima është vëllai i futbollistit të Bylisit, i cili sot, vetëm dy ditë pas vdekjes së vëllait ka marrë guximin të luajë në fushën e blertë pavarësisht humbjes së madhe.

Mirëpo, dhimbja i është kthyer në forcë për ekipin dhe për shpirtin e vëllait të tij. Në minutat e fundit të ndeshjes, Flamur Ruçi ka shënuar një gol të bukur, dedikim për vëllain, i cili sot fatkeqësisht nuk mund ta shohë golin e tij, edhe pse ai po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Flamur Ruçi kishte veshur një bluzë të bardhë poshtë fanellës zyrtare, ku kishte stampuar foton me vëllain e tij.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruante mesfushori i Bylisit në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close