Sport

FOTO: Vdes papritur mesfushori 22-vjeçar gjatë stërvitjes, bie në tokë dhe…

Mesfushori kolumbian Andres Balanta ka vdekur pasi u rrëzua gjatë një seance stërvitore të Atletico Tucuman, njoftuan zyrtarët e klubit të divizionit të parë argjentinas.

Balanta, 22 vjeç, u rrëzua gjatë stërvitjes së parë të ekipit të tij pas pushimeve dhe u dërgua në një spital në San Miguel de Tucuman, ku vdiq pasi metodat e rikthimit në jetë për më shumë se 40 minuta nuk funksionuan.

“Me keqardhje ju informojmë për vdekjen e Andres Balanta. Mbështetësit e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij,” tha për mediat drejtori i Atletico Tucuman, Ignacio Golobisky.

Balanta i ishte bashkuar Atletico-s në korrik të vitit 2021 nga Deportivo Cali, klubi kolumbian ku ai filloi karrierën e tij në 2019.

Ai luajti për kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Botës U-20 2019 në Indonezi.

Federata Kolumbiane e Futbollit shprehu keqardhjen për vdekjen e Andres Balanta-s, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë në divizionet e saj të ndryshme”, tha Federata Kolumbiane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Futbolli në zi/ Vdes papritur mesfushori 22-vjeçar gjatë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close