Futbollisti i Polonisë, Kasper Kozlovski ka hyrë në histori të Kampionatit Europian duke u bërë lojtari më i ri që luan në këtë kompeticion.
Vetëm 17 vjeç e 246 ditë është Kozlovski i cili u aktivizua mbrëmjen e sotme në minutën e 55-të të ndeshjes. Mesfushori theu rekordin e vetëm pak ditëve më parë që u shënua nga futbollisti anglez Xhud Bellingam.