Sport

Futbollisti mbytet në një kanal të Amsterdamit në mënyrë të pashpjegushme. Policia nis hetimet

Një futbollist italian ka ndërruar jetë pasi ka rënë në një kanal në Amsterdam dhe është mbytur.

Gabriele Gallani, kapiten i ASD Piccardo Traversetolo, në kategorinë e pestë, ishte me pushime në Holandë kur ndodhi tragjedia.

24-vjeçari ishte duke ecur në buzë të kanalit në distriktin Kloveniersburgwal, kur ra në kanal. Menjëherë u njoftua policia dhe futbollisti u nxor nga kanali, por në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdiq në spital, disa orë më vonë.  Luca Prampolini, President i ASD Piccardo Traversetolo, deklaroi për “Parma Today” që “vdekja e Gabriele Gallanit është e pashpjegueshme: nuk pinte alkool, nuk tymoste, ishte sportist dhe notar i shkëlqyer”.
Policia holandeze ka nisur një hetim mbi vdekjen e të riut italian.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close