Categories Sport

Futbollisti përleshet me gjyqtarin

Dje në Gramsh u zhvillua ndeshja mes ekipit të Gramshit dhe Ada të Velipojës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 0 në favor të ekipit vendas, Gramshit. Por gjatë ndeshjes pati tensione, të cilat arritën kulmin kur lojtari i Ada të Velipojës, Valter Perndrecaj, goditi gjyqtarin kryesorë të ndeshjes në minutën e 70-të të lojës. Në fillim gjyqtari B.L. i nxori karton të verdhë për kundërshtime dhe fyerje, më pas futbollisti i Ada të Velipojës e ka goditur gjyqtarin, çka solli nxjerrjen me karton të kuq të futbollistit të Velipojës.

Pas ndeshje arbitri kryesor B.L. ka bërë denoncim në polici e prokurori për goditje për shkak të detyrës, çka do sjellë ndëshkimin e tij nga prokuroria si dhe FSHF mund të jap nga 12 muaj largim nga futbolli deri në përjashtimin e tij përjetë. Rastet e dhunës në stadiume e sidomos në fushën e lojës janë të dënueshme në mënyrë drastike. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal para pak muajve lojtari në fjalë dënohet me burg. Presidenti i FSHF, Armando Duka mësohet se ka dhënë urdhër që futbollisti që ka kryer veprimin antiligjor e antisportiv të përjashtohet përjetë nga futbolli. Nisur nga rasti në fjalë duhet që komisioni përkatës në FSHF që jep dënimet duhet të jetë i rreptë në mënyrë që të mos kenë guxim lojtarët e tjerë dhe të ekipeve të krejt kategorive në futboll që të godasin gjyqtarin. Dënimi që do jap FSHF pritet me interes nga publiku dhe media. Aq më tepër se po luante edhe me dokumenta të falsifikuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME