Categories Sport

“Gënjyet në CAS, kemi prova të reja”, Der Spiegel tremb Manchester City

UEFA përjashtoi me dy vite nga kompeticionet evropiane Manchester City dhe e gjobiti me 30 milion euro, kjo për shkak të parregullsive në FFP (Fair-Play Financiar). Hetimi i UEFA-s për këtë çështje u nxit nga publikimi i një numri akuzash nga revista gjermane “Der Spiegel“, e cila merrej me dokumente sekrete, që thuhej se ishin marrë nga “Football Leaks”, në vitin 2018. Klubi anglez apeloi vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe vendimi i qeverisë evropiane të futbollit u anulua.

Dënimi dy-vjeçar u hoq dhe gjoba u reduktua në vetëm 10 milion euro, lajm që çliroi Pep Guardiolën, lojtarët, drejtuesit e “Cityzens” dhe tifozët. Shumë debat u krijua pas vendimit të CAS, teksa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i “Der Spiegel“. E përjavshmja gjermane është hedhur në sulm, duke akuzuar Cityn. “Der Spiegel” shkruan se zotëron prova të reja, që do fundosin përfundimisht klubin ishullor, teksa thekson se përfaqësuesit e Cityt kanë gënjyer në mbrojtjen e bërë në CAS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME