fbpx
Sport

Genoa “vatër” covidi, dhjetë futbollistë dhe katër pjesëtarë stafi rezultojnë pozitivë

Nuk ka paqe për Genoan, që pas “shiut” të golave të pësuar dje në Napoli, sot ka marrë edhe një lajm tronditës. Plot 12 futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi.

Situata në klubin ligur ishte bërë alarmante që të shtunën paradite, kur fillimisht rezultoi i infektuar portieri Mattia Perin dhe më pas nga ritestimi, doli pozitiv me Covid-19 edhe mesfushori Lasse Schone, ndërsa asnjë prej tyre nuk udhëtuan drejt Napolit për ndeshjen e djeshme.

Ka qenë vetë klubi i Genoas që nëpërmjet një komunikate të shpërndarë mbrëmjen e sotme, ka njoftuar se pas Perin e Schone, edhe 8 futbollistë të tjerë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa të infektuar janë edhe 4 pjesëtarë të stafit teknik, duke e çuar numrin total në 14 të prekur.

“Klubi i Genoas njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën. Do t’ju mbajmë të përditësuar për gjithçka”, shkruhet në komunikatën e klubit ligur.

Ndërkohë vlen të theksohet se tashmë të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të Napolit do të duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid, pasi patën kontakt të drejtpërdrejtë me futbollistët kuqeblu.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button