Categories Sport

Gjenden dy kasafortat e fshehura të Maradonës, autoritetet zbulojnë sesi mjeku falsifikoi firmën

Vazhdojnë hetimet në Argjentinë për të zbuluar pasurinë e Diego Armando Maradona-s në mënyrë që të përcaktohet trashëgimia e fëmijëve, prindërve dhe ish-partnereve. Magjistratura ka zbuluar disa firma të falsifikuara nga doktor Luque (neurokirurgu i Maradona-s), dhe ka gjetur dy kasaforta në Dubai përmbajtja e të cilave është një mister. Dy kasafortat nuk janë hapur akoma, por magjistratura ka përshtypjen se mund të përmbajnë objekte ose sende me vlerë të paçmuar.

Është akoma e vështirë të përcaktohet me saktësi pasuria e ish-kampionit argjentinas, i ndarë nga jeta 25 nëntorin e kaluar. Për të patur një ide të qartë, do të duhet edhe bashkëpunimi i qeverive të huaja, siç ka ndodhur me autoritetet venezuelase (ku Maradona kishte pasuri të patundshme, aksione në disa kompani dhe në disa biznese)

Për momentin, sipas një vlerësim të përafërt, pasuria e Diez duhet të jetë rreth 500 milionë dollarë, por është akoma një e dhënë e paplotë. Zbulimi i fundit, bashkë me dy kasafortat në Dubai, ka të bëjë me dy makina luksoze (një Rolls Royce dhe një Bmë) me vlerë totale prej rreth 350 mijë dollarë. “Aty brenda mund të ketë gjithçka, askush nuk e di me saktësi. I vetmi që e di përmbajtjen ishte vetë Diego”, ka thënë një burim afër familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME