Sport

Gjysmëfinale e çmendur/Man. City dhe Real Madrid e lënë të hapur pas 7 golave. Benzema i pandalshëm! (Video)

Kartolinë më të bukur për një gjysmëfinale nuk mund të pretendonte askush, Manchester City-Real Madrid ishte një ndeshje që thjesht duhej shijuar, jo vetëm për golat e shënuar por për emocionet, përplasjet duelet dhe Karim Benzema, njeriun që në 10 ndeshje të UEFA Champions League këtë sezon ka sigluar 14 gola.

4-3 u mbyll akti i parë i superduelit anglo-spanjoll ku Pep Guardiola “flirtoi” disa herë me një rezultat edhe më të thellë por Carlo Ancelotti u mbështet te eksperienca, klasi i Modric dhe fuqia e teknika e Benzema për të mbajtur gjallë Realin e Madridit që e nisi ndeshjen me dy gola të shpejt ku fillimisht De Bruyne ishte protagonist si me asist dhe më pas me gol.

“Cizitens” rrezikuan ta thellonin  avantazhin por Benzema në kohën dhe vendin e duhur rindezi Realin. Pjesa e dytë u projektua menjëherë spektakolare ku Foden shënoi golin e tretë ndërsa Vinicius jr. të ritheu sërish Realin në lojë por Bernardo Silva u duk se i mbylli llogaritë madje City rrezikoi të shtonte marshin dhe golin e pestë por Benzema nga penalltia ngushtoi sërish rezultatin që premton një tjetër ndeshje të paparashikueshme në “Santiago Bernabeu” një javë më vonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close