Sport

Griezmann-Messi mund të bashkohen sërish, Inter Miami gati për goditjen e rradhës

Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Girezmann mund të transferohet në MLS tek skuadra e Inter Miami. Francezi do të gjejë atje yllin argjentinas Lionel Messin, ish-shokun e tij tek Barcelona.

Sipas “Spanish publication Sport”, sulmuesi do të përfundojë edhe këtë sezon me “Los Colchoneros” dhe më pas do të kapërcejë Atlantikun për në Majemi. Kontrata e tij skadon më 2026, por klubi mund ta lërë të lirë në mbarim të sezonit.

Griezmann ka luajtur së bashku me Lionel Messi për 3 sezone, nga viti 2019 deri më 2022. Aventura katalanase nuk shkoi mirë për francezin dhe për këtë u detyrua të kthehej sërish tek Atletico Madrid.

Nga ana tjetër klubi madrilen ka filluar kërkimet për pasuesin e Griezmann. Emri më i përfolur është ai i Federico Chiesas. Kartoni i italianit vlen rreth 60 milionë euro dhe Atletico është e gatshme të paguajë klauzolën në rast të largimit të Griezmann.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close