Sport

Hamilton dëgjohet në radio duke thënë se gara ishte kurdisur që Verstappen të fitonte

Lewis Hamilton është dëgjuar në një radio mesazh dërguar ekipit të Mercedesit duke thënë se gara e Abu Dhabit në Formula 1 ishte kurdisur, pasi Max Verstappen e tejkaloi atë në frymën e fundit për ta fituar titullin e kampionit të botës.

Në një mesazh dërguar përmes radios së veturës gjatë xhiros së fundit, Hamilton i tha inxhinierit të garës, Peter Bonnington: “Kjo është manipuluar”.

Hamiltoni e humbi garën për titull pasi u tejkaluar nga Verstappen në xhiron e fundit të garës të dielën, pasi futja e makinës së sigurisë në shteg e shkaktoi një varg ndodhish që e acaruan Mercedesin.

Mercedesi i bëri dy ankesa për parregullsi, duke pretenduar se Verstappen nuk kishte të drejtë ta tejkalonte Hamiltonin kur Makina e Sigurisë ndodhej në shteg, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) i hodhi poshtë ankesat. Mercedesi e ka ndërkohë të ankohet ndaj vendimit të FIA-s. Në intervistën e vetme pas garës, Hamiltoni e uroi Verstappenin për fitimin e titullit.

“Së pari, urime Maxit dhe ekipit të tij”, kishte thënë Hamilton të dielën. Por në xhiron e fundit të garës, vozitësi britanik kishte tjera mendime për garën kontroverse. Hamilton u dëgjua duke thënë: “Kjo është manipuluar”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: