Sport

Hetim i ri që mund të trondisë Seria A, në shënjestër janë Juventus dhe Napoli

Seria A kërcënohet nga një hetim i ri. Bëhet fjalë për sezonet nga 2019 deri në 2021, ku përfshihen 62 operacione në merkato dhe që kanë përfunduar nën syrin e Komisionit Mbikëqyrës të Klubeve të Futbollit (Covisoc) dhe tani të dhënat janë në tryezën e Prokurorisë Federale. Siç raporton Repubblica, raporti iu dorëzua prokurorit të FIGC Giuseppe Chinè dhe Presidentit Gravina për të kërkuar që të hetohej natyra e operacioneve: Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat më të rrezikuara

Për sa u përket bardhezinjve, nën objektiv janë kontratat e blerjes së kartonëve të lojtarëve si Franco Tongya dhe Marley Aké, dy lojtarëve që u këmbyen për 8 milionë euro secili dhe që sot luajnë përkatësisht në ligën e katërt franceze dhe në Serinë C.

Operacione të tjera të Juventusit janë nën mbikëqyrjen e Covisoc, veçanërisht 42 transferime dhe 21 lojtarë të përfshirë për një xhiro prej 90 milionësh konkretisht, mbi të gjitha në vëmendje kanë qenë shkëmbimet me Barcelonën mes Pjanic-Arthur dhe me Manchester Cityn mes Cancelos dhe Danilos.

Edhe disa operacione të Napolit e kanë bërë të dyshimtë Covisocin, veçanërisht blerja e Osimhenit. Nga 4 lojtarët që përfunduan në Lille për 20 milionë, tre prej tyre tashmë janë rikthyer sot në Itali (dy në Serinë D dhe një në Serinë C), ndërsa tjetri është te skuadra e Lille por që nuk është aktivizuar kurrë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: