Categories Sport

Hetim i ri që mund të trondisë Seria A, në shënjestër janë Juventus dhe Napoli

Seria A kërcënohet nga një hetim i ri. Bëhet fjalë për sezonet nga 2019 deri në 2021, ku përfshihen 62 operacione në merkato dhe që kanë përfunduar nën syrin e Komisionit Mbikëqyrës të Klubeve të Futbollit (Covisoc) dhe tani të dhënat janë në tryezën e Prokurorisë Federale.

Siç raporton Repubblica, raporti iu dorëzua prokurorit të FIGC Giuseppe Chinè dhe Presidentit Gravina për të kërkuar që të hetohej natyra e operacioneve: Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat më të rrezikuara

Për sa u përket bardhezinjve, nën objektiv janë kontratat e blerjes së kartonëve të lojtarëve si Franco Tongya dhe Marley Aké, dy lojtarëve që u këmbyen për 8 milionë euro secili dhe që sot luajnë përkatësisht në ligën e katërt franceze dhe në Serinë C. Operacione të tjera të Juventusit janë nën mbikëqyrjen e Covisoc, veçanërisht 42 transferime dhe 21 lojtarë të përfshirë për një xhiro prej 90 milionësh konkretisht, mbi të gjitha në vëmendje kanë qenë shkëmbimet me Barcelonën mes Pjanic-Arthur dhe me Manchester Cityn mes Cancelos dhe Danilos.

Edhe disa operacione të Napolit e kanë bërë të dyshimtë Covisocin, veçanërisht blerja e Osimhenit. Nga 4 lojtarët që përfunduan në Lille për 20 milionë, tre prej tyre tashmë janë rikthyer sot në Itali (dy në Serinë D dhe një në Serinë C), ndërsa tjetri është te skuadra e Lille por që nuk është aktivizuar kurrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME