Sport

Historia, Suárez si pastrues rruge, dashuria që nisi 18 vite më parë dhe vazhdon edhe sot

Suarez dhe Sofia filluan të takoheshin 18 vite më parë. Në atë kohë, sulmuesi uruguajan punonte si pastrues rruge në Montevideo dhe jetonte i diskredituar, pa potencialin që i dha futbolli.

Me mbështetjen e të dashurës, Luis arriti të dilte nga dep resioni dhe të bëhej talent premtues për vendin e tij. Sidoqoftë, një vit pasi u takua, dyshja duhej të ndahej. Për shkak të krizës ekonomike, familja e Sofia u zhvendos në Spanjë.

Qysh atëherë, Suárez dhe e dashura e tij kishin vetëm kontakte përmes internetit. Nga aty, su lmuesi i premtoi partneres se do të bëhej futbollist profesionist, do të vinte në Europë, do të martohej me të, do të kishin fëmijë.

Premtimi është realizuar. Në vitin 2006, i riu u rekrutua nga ekipi holandez Groningen dhe me pagën e tij të parë udhëtoi drejt Spanjës, ku ri-gjeti të dashurën e tij. Në vitin 2009 u martuan dhe vitin pasardhës sollën në jetë fëmijën e tyre të parë.

Sot, Suárez dhe Sofia kanë tre fëmijë dhe mbeten të bashkuar zemrash që nga ditët e rinisë pasionante në Montevideo. Çfarë dashurie e madhe dhe e fortë, çfarë çifti!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: