fbpx
Sport

Homazhe për ish trainerin e Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska

Homazhe për ish trainerin e Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska. Drejtues vendorë,drejtues të federatës shqiptare të basketbollit,miq ,të afërm ,bashkpunëtorë ndër vite ,ekpi i basketbollit të femrave,trainerë, sportistë dhe ish sportistë kanë kryer gjatë paradites së të enjtes homazhe në pallatin e sportit,shtëpia e dytë e ish trainerit Viron Toska,aty ku nën drejtimin e Flamurtarit në rreth 15 vite fitoi më shumë se 45 trofe.

Viron Toska humbi jetën në datën 4 nëntor,ndërsa ishte prekur nga covid 19 dhe prej një jave ishte i intubuar. Në pallatin e sportit ,bashkëpuntorë të tij ndër vite,por edhe drejtues të federatës ,të pushtetit vendor apo bashkëpunëtorë të tij ndër vite janë shprehur të hidhëruar me ndarjen nga jeta të Toskës,duke e cilësuar si njeriun qe i dha jetë dhe trofe basketbollit në Vlorë,një trainer që do ti mungojë jo vetëm Vlorës,por edhe Shqipërisë,madje nga ish kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika është kërkuar që palestrës së qytetit të Vlorës ti vihet emri i Viron Toskës nën drejtimin e Flamurtarit Viron Toska fitoi mbi 45 trofe,mes kampionatit,kupës dhe superkupës,duke vendosur diktatin në basketbollin e femrave në Shqipëri në 15 vitet e fundit. Toska ka drejtuar edhe ekipin kombëtar të Shqipërisë në basketboll për femra,ndërsa ka mbajtur edhe postin e shefit të klubit shumësportësh Flamurtari.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button