fbpx
Sport

Hoqi dorë nga pasaporta shqiptare, Altin Lala sqaron pse e mori vendimin

Gjatë ditës së sotme u rapotua se ish-kapiteni i kombëtares së futbollit, Altin Lala, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Sipas një dekreti të Presidentit Ilir Meta, bëhet e ditur se ‘shtetasit Altin Dod Lala i lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij’.

Lala është shprehur se e ka marrë këtë veprim i detyruar nga legjislacioni gjerman por, ka shtuar se do ta rimarrë sërish shtetasin shqiptare.

“Kështu e ka ligji këtu në Gjermani. Pas 2-3 vjetësh do të bëhet ndryshimi i ligjit, ku shtetasit kanë mundësi mbajnë dy nënshtetësi. Atëherë do të aplikoj sërish për pasaportën shqiptare”, tha ai

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button