Sport

Humb jetën në moshën 29-vjeçare ish-futbollisti i Ajax

Një lajm i zi vjen nga Holanda. Siç raporton ‘De Telegraaf’, Jody Lukoki ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës. Ish-lojtari i Ajax sapo kishte mbushur 29 vjeç dhe shkaqet e ndarjes nga jeta mbeten të panjohura për momentin.

I rritur në sektorin e të rinjve të “Lancers”, lojtari me kombësi kongoleze kishte veshur edhe fanellat e Cambuur, PEC Zwolle dhe Ludogorets. Në verën e vitit 2020 ai nënshkroi me turqit e Yeni Malatyaspor.

Pas përvojës së tij në Turqi, ku luajti vetëm një sezon, Lukoki kaloi te Twente korrikun e kaluar. Mirëpo, ndarja nga klubi holandez ishte “pjekur” qysh shkurtin e kaluar. “Është e pabesueshme. Në këtë moshë është vërtet e tmerrshme. Ne jemi pranë familjes dhe miqve të tij”, – tha Jan Streuer, drejtor teknik i FC Twente.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close