fbpx
Sport

Humbi betejën me sëmundjen, Mbappe: Vogëlush, isha miku yt deri në frymën e fundit

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka marë një lajm jo të mirë ditën e sotme. Francezi kishte disa kohë që kujdesej për një tifoz të vogël të tij, Lucas, i cili fatkeqësisht vuante nga një sëmundje e keqe. Ditën e sotme djaloshi e humbi betejën e tij dhe për fat të keq ndërroi jetë. Sigurisht pati një reagim nga 21-vjeçari, i cili i kushtoi atij një postim në “Twitter”.

“Ishte një emocion i madh që sot mësova lajmin që ti Lucas sot i je bashkuar yjeve. Është shumë e vështirë që të gjesh fjalë, por është e nevojshme që të shpreh ngushëllimin tim për djaloshin me të cilin unë kam shumë dashuri, simpati dhe mbi të gjitha për kurajën e madhe që më ka mësuar. Do të përpiqem që të të bëj krenar ty sepse ti je heroi i vërtetë.

Ti meriton të gjithë respektin për të gjithë luftën  që ke bërë me sëmundjen prej më shumë se 10 muajsh. Jam shumë krenar që kisha mundësi të isha shoku yt i ngushtë deri në frymën tënde të fundit dhe besoj se do të jem gjithmonë i tillë për ty. Jam i bindur që Zoti do të tregojë ty rrugën drejt parajsës ëngjëll i vogël. Të dua, Kylian”, janë fjalët emocionuese të Mbappes

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button