Sport

Humbja me Anglinë i kushton Shqipërisë në renditjen e FIFA-s. Ngjitet Kosova

Është publikuar sot renditja më e re e FIFA-s për kombëtaret e meshkujve. Shqipëria në krahasim me një muaj më pare ka humbur 3 pozicione dhe kjo vjen pas disfatës së thellë 5-0 me Anglinë pavarësisht se më pas kuqezinjtë mundën 1-0 Andorrën.

Kombëtarja jonë ishte në vendin e 63 një muaj më parë me 1374.33 pikë teksa sot rezulton në vendin e 66-të me 1374.98 pikë.

Kosova ndërkohë që barazoi me Greqinë ka fituar dy pozicione në rendijen e përditësuar nga FIFA dhe tashmë dardanët e shikojnë veten në të pozicionuar në vendin e 111 me 1163.05 pikë.

Renditja e përgjithshme vijon të kryesohet nga Belgjika që nuk lëviz nga vendi i pare i ndjekur nga Brazili dhe Franca. Ka ndryshuar më poshtë renditja teksa Italia që nuk fitoi dot në dy ndeshjet eliminatore ka dorëzuar vendin e katërt që tashmë i përket Anglisë dhe vendi i pestë Argjentinës, teksa të kaltërit kanë zbritur në vendin e gjashtë./Ora News/.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: