fbpx
Sport

Hyn si zëvendësues dhe shënon tre gola, talenti Haland pushton Bundesligën në debutim

Erling Haland ka treguar se çdo investim që ka bërë Borusia Dortmund për të, është mëse i justifikuar. Talenti 19-vjeçar i cili shkëlqeu me RB Salcburg, ka lënë shenjë që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me skuadrën gjermane, duke e ndihmuar këtë të fundit që të fitonte një ndeshje të pabesueshme 5-3 ndaj Augsburg.

Në minutën e 55-të të sfidës, ndeshja ishte 3-1 për Augsburg që po krijonte raste e dominonte, atëherë trajneri Favre vendosi të hidhte në fushë norvegjezin që e kishte nisur takimin nga stoli dhe atij iu deshën vetëm tri minuta për të shënuar golin e tij të parë në Bundesligë. Sanço në minutën e 61-të barazoi sfidën, ndërsa në minutat 70-të dhe 79-të ishte Haland që goditi përsëri ,duke debutuar me tregolësh dhe duke i dhënë një sukses të jashtëzakonshëm ekipit të Borusia Dortmund.

E të mendosh se trajneri Favre kishte menduar fillimisht që të mos i jepte minuta lojtarit. “Është në rrugën e duhur por nuk di të them nëse do të luajë”, tha ai para sfidës. Për fatin e mirë të Borusias, trajneri ndryshoi mendje dhe të gjithë patën mundësinë të shihnin debutimin spektakolar të këtij të riu që po bën gjithë botën të flasë për të.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button