Sport

Hysaj flet për ndeshjen kundër Hungarisë: Do fitojmë, uroj të shënojë Cikalleshi

Në konferencën për mediat, ka folur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Ai tha ekipi është shumë gati dhe ka shumë besim se do fitojnë.  “Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje.

Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme.

Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi.

Sa pikë më kënaqin? 6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja, sepse i kemi mundësitë.

Duhet të besojmë te vetja jonë. Shpresoj që të japim maksimumin, mos të bëj gabime dhe shpresoj ndonjë gol për Cikalleshin apo sulmuesin që do të bëjë golin.

Presion? Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më vështirë këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët”, tha Hysaj. /abcnews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close