Categories Sport

Hysaj te Milani? Menaxhiri i mbrojtësit shqiptar lë gjithçka të hapur!

Në ditët e fundit po diskutohet shumë për të ardhmen e Elseid Hysaj. Për momentin i sigurt është vetëm largimi i kuqeziut nga Napoli në fund të këtij sezoni me parametër zero.

Hysaj nuk do të rinovojë me të kaltrit dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën. Gjasat më të mëdha janë që zëvendës-kapiteni i kombëtares shqiptare të qëndrojë në Apenine, ndërkohë që pas Romës në garën për të firmosur me Hysajn është futur fuqishëm edhe Milani.

I pyetur mbi këtë çështje menaxheri i mbrojtësit shkodran Mario Giuffredi në një intervistë nuk ka zbuluar asgjë lidhur me të ardhmen e Hysajt. “Le të shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është akoma e pasigurt. Hysaj mund të shkojë në shumë ekipe, jo me çdo kusht në Milano. Fati i tij nuk është shkruar ende. A është i vërtetë interesi i Milanit? Nuk bëj dot asnjë koment”, ka thënë Giuffredi mes të tjerash

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME