Ngjarja e djeshme në ndeshjen Danimarkë- Finlandë ka prekur të gjithë. Një prej tyre ka qenë sigurisht edhe shoku i tij i skuadrës në Inter, Romelu Lukaku. Ai dje në ndeshjen Belgjikë- Rusi, bëri gol dhe ia dedikoi shokut të tij.
Ai shkoi tek kamera dhe thërriti: “Të dua Cris!” Pas kësaj ngjarje që ngriti në këmbë një tifozëri të tërë, në të gjithë globin, Lukaku tha: “Kam qarë shumë përpara ndeshjes. Ishte e vështirë të përqendrohesha, edhe lojtarët e tjerë ishin të prekur, në fund kjo fitore dhe çdo mendim shkon për Eriksen.”