Categories Sport

Ibrahimoviç këndon në “Sanremo” me ‘mikun’ serb të Ramës

Atë që nuk e bëri dot klubi i Bolognës një vit më parë, ia arriti prezantuesi i Sanremos, Amadeus, që do të bëjë bashkë trajnerin serb Sinisa Mihajloviç dhe sulmuesin suedez me origjinë nga Bosnja, Zlatan Ibrahimoviç. Të dy ballkanasit, që përveç të tjerave kanë një miqësi shumë të fortë me njëri-tjetrin, do të këndojnë së bashka në skenën e Ariston-it në Sanremo, ndërsa zyrtarizimi i këtij detaji të spektaklit pritet të vijë në ditët e ardhshme, shkruan italianja “Corriere dello Sport”.

Dyshja e organizatorëve të festivalit të Sanremos, Amadeus-Fiorello kanë bërë një punë të jashtëzakonshme duke bashkuar dy miq në jetë e rivalë në futboll, por edhe personazhe mjaft karizmatikë si Ibra e Mihajloviç. Të dy ishin shumë pranë bashkimit edhe në futboll në dhjetorin e 2019-ës, me Mihajloviç që kërkoi me ngulm Ibrën te Bologna, por atëherë suedezi vendosi të zgjedhë Milanin, ndërsa tani do të jenë përkrah njëri-tjetrit në Sanremo.

Megjithatë tifozët e Bolognës nuk kanë arsye për t’u shqetësuar, pasi Sinisa Mihajlovic do të jetë i ftuar vetëm në një nga netët e festivalit, ndryshe nga Ibra që do të jetë aty gjatë gjithë periudhës së spektaklit. Sinisa Mihajlovic, trajneri i Bolognas dhe ish-lojtar i një sërë klubesh në Itali si Roma, Lazio, Sampdoria e Inter ka publikuar së fundmi një libër autobiografik kushtuar luftës së tij me sëmundjen e vështirë të leucemisë dhe e ka quajtur “Ndeshja e jetës”.

Por në librin e tij ka pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit i ka dërguar një mesazh trajnerit, teksa po luftonte me sëmundjen. Në shkrimin e tij Rama shprehet se numrin ia mori presidentit serb, Aleksander Vucic, të cilin e konsideron si mik të përbashkët të të dyve.

MESAZHI I RAMËS “I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ish-lojtar i kombëtares shqiptare të basketbollit dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tënd të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Alexander Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithmonë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën pi e përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditja e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni dhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës suaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është një shprehje admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit. Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do t’ju takoj personalisht”, shkruan Edi Rama në mesazhin e tij për Mihajloviç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME