fbpx
Sport

Ibrahimoviç shërohet nga COVID-19

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Klubi i tij AC Milan njoftoi se sulmuesi ka rezultuar negativ për virusin dhe karantina e tij ka përfunduar.

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar negativ në dy teste radhazi. Autoritetet shëndetësore të qytetit të Milanos i kanë dhënë fund karantinës së tij”, tha klubi në një njoftim. 33-vjeçari rezultoi pozitiv për COVID-19 në fund të muajit shtator dhe nga ajo kohë ka qëndruar në izolim.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button