Categories Sport

Igli Tare: Qeveria nuk mund ta ndalë kampionatin!

Igli Tare beson se Seria A do të mbyllet për këtë sezon, ndërkohë që sipas tij qeveria nuk i ka kompetencat për ta mbyllur përfundimisht sezonin pa u luajtur. “Lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik. Dje kanë festuar të gjithë sepse më në fund mund të rinisin. Dëgjoj të thuhet se ministri i Sportit mund të vendosë të ndalojë kampionatin, por nuk është në kompetencën e tij. Është e rëndësishme të mbarojmë këtë kampionat. Lazio ishte shoqëria e parë absolute që ndaloi e një nga të paktat shoqëri që ka respektuar nga fillimi të gjithë urdhëresat.

Lazio rinis të mërkurën. Ne nuk jemi të shqetësuar. Është transmetuar kjo ide e një Lazio që bën presion për shkak të titullit, por ne nuk kemi fituar gjithçka në fushë sepse mungojnë 12 ndeshje e jemi një pikë pas Juventus, të flasësh për titullin është një fjalë e madhe. Kemi qenë agresivë sepse ndalimi i asaj që është industria e tretë e vendit do të sjellë dëme shumë të rëndësishme.

Mbyllja e kampionatit? FIFA dhe UEFA kanë shpjeguar mirë që turnetë duhet të mbarojnë, edhe brenda vitit kalendarik. Është e rëndësishme të mbarojmë këtë kampionat, edhe duke filluar në shtator, sepse do të ishte eksperiencë për të administruar ata pasardhës. Jemi të gatshëm të rifillojmë edhe në vjeshtë, duke ndjekur modelin e Botërorit në Katar”, deklaroi drejtori shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME