Sport

Ilary Blasi dhe Francesko Totti konfirmojnë ndarjen: E dhimbshme…

Pas 17 vitesh martesë, Francesko Totti dhe Ilary Blasi i kanë thënë njëri –tjetrit lamtumirë.

“Pas njëzet vitesh bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Françeskon ka përfunduar’’ tha prezantuesja televizive përmes agjentin të saj.

“Rruga e ndarjes –sqaroi Blasi –në çdo rast do të mbetet një fakt privat dhe nuk do të vijojnë deklarata të mëtejshme nga unë. Ftoj të gjithë të shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha të repsektojnë konfidencialitetin e familjes sime.’

Ndërsa ish-kapiteni i Romës është shprehur:

”Ndarja është dhimbje e pashmangshme. U përpoqa të kapërcej krizën e martesën sime, por sot e kuptoj se zgjedhja e ndarjes edhe pse e dhimbshme, nuk është e pashmangshme. Fëmijët do të jenë gjithmonë prioriteti absolut i jetës sime. Unë do të vazhdoj të jem pranë Ilary në rritjen e re fëmijëve tanë të mrekullueshëm, duke respektuar gjithmonë gruan time. Besoj-përfundoi Totti në respektin maksimal për privatësinë tonë, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë.’’

Fazat e një historie 20-vjeçare – Nga bluza me fjalët “Ti je unike” që Totti ia dedikoi Ilarit pasi shënoi një gol në stadiumin Olimpik, te dasma live në televizion më 19 qershor 2005, deri në kurorëzimin e dashurisë së tyre me lindjen e tre fëmijëve. Këto janë vetëm disa nga fazat në një lidhje të gjatë që dukej perfekte në sytë e fansave. Megjithatë, pas 17 vitesh nga dasma, diçka nuk ka funksinuar, aq sa i ka çuar në ndarje çiftin.

Gazeta italiane e përjavshme ‘Chi’ zbuloi muaj më parë se Totti kishte gjetur në celularin e bashkëshortes së tij Blasit mesazhe komprometuese me një djalë, me të cilin ishte frenkuentuar në Milano gjatë udhëtimeve të saj për të drejtuar ‘Isola dei Famosi’.

Nga ana e tij megjithatë, ish-futbollisti prej kohësh është në një lidhje me një tjetër femër, Noemi Bocchi.

Revista do të publikojë të mërkurën më 13 korrik, foto të Tottit tek shtëpia e të dashurës së tij të re, pasi kishte lënë makinën në një parking dhe ishte shoqëruar nga një mik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close