fbpx
Sport

Inter përforcon mbrojtjen, Conte ribashkohet me Darmian

Mbrojtësi i Parmës, Matteo Darmian, është zyrtarisht një lojtar i Interit. Është vetë klubi zikaltër që ka konfirmuar kalimin e tij në Milano përmes një postimi në “Twitter”. 30-vjeçari do të transferohet në radhët e Interit për një sezon në formë huazimi.

Në sezonin e kaluar, Darmian ishte një nga shtyllat e ekipit tek Parma, duke luajtur 35 ndeshje në Serie A. Kujtojmë që para transferimit tek klubi emilian, mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Manchester United. Darmian luajti për katër sezone për “Djajtë e Kuq” dhe tashmë është ribashkuar me Antonio Conten, të cilin e ka patur trajner në kombëtaren italiane.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button