Interi është duke punuar intensivisht në merkaton e janarit për tu përforcuar me elementë cilësor. Sipas mediave italiane zikaltrit dhe Roma kanë kryer shkëmbimin mes Politanos dhe Spinnazolas. Dy klubet kanë gjetur akordin për këtë lëvizje, me lojtarët që janë nisur në destinacionet e reja. Rikthimi i Matteo Politanos në Romë do të jetë emocionues, me sulmuesin e krahut që ka qenë pjesë e akademisë kryeqytetase.
Ndërkohë nga ana tjetër Pepe Marotta i plotëson dëshirën Antonio Contes pasi i ofron një futbollist si Spinnazola i cili përshtatet mjaftë mirë në modulin 3-5-2.
Kujtojmë që mbrojtësi italian për 8 muaj ndërroi 3 fanella. Në verë ishte me Juventusin, u transferua tek Roma dhe tashmë me shumë gjasa do të luaj në “San Siro”.