
Sa shumë vuajtje për Interin! Kualifikim me “zemër në dorë” për skuadrën e Inzagit, që arriti të mbante portën e paprekur mes drithërimash ndaj Portos në “Dragao” duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Champions League.
Fati duket se ishte me skuadrën italiane në këtë duel, që ia doli të kalonte më tej, falë triumfit 1-0 në duelin e parë.