fbpx
Sport

Ish-anëtari i Bordit te Flamurtari, tani trajner jep mesazhin për fëmijët: Më mirë një fushë bosh sot…

Familja Haxhiu ka bërë emër jo vetëm në Vlorë, por edhe në futbollin shqiptar. Duke filluar që me Mexhitin, ish-lojtar i spikatur me Flamurtarin e Partizanin por edhe në Kombëtare. Për të vijuar me dy djemtë e tij, Sajmirin e Gerdin, të dy edhe këta me një karrierë të pasur në skuadra të njohura të elitës sonë, Flamurtari, Luftëtari, Tomori, Partizani e jo vetëm…

Sajmir Haxhiu pasi ka kryer kurset respektive, prej vitesh drejton Akademinë e futbollit në Vlorë, “Akademia Aulona Futboll Star”. Çdo e sheh që të punojë më fëmijët në mnëyrë që ata të jenë një e ardhme e sigurtë e Flamurtarit.

Por, tashmë që futbolli është ndërprerë, Haxhiu që është mjaft aktiv, e madje si në asnjë klub tjetër çdo javë të vegjlit e tij shohin Flamurtarin, e madje edhe duke e mbështetur nga shkallët e stadiumit, për t’iu injektuar dashurinë për fanelën e skuadrës së qytetit të tyre, poston një foto nga fusha ku stërviten.

Disa topa të vendosur në fushë, por fëmijët mungojnë dhe nuk mund të mungojë edhe postimi emocional si edukator i Sajmir Haxhiut…Vip Sport

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button